Thursday, April 4, 2013

Afërdita Dreshaj ia nis punës, pa Shpatin

Supermodelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, duket se e ka harruar shumë shpejt ndarjen nga fejesa me Shpat Kasapin, pasi është shprehur shumë e lumtur. Edhe pse ka kohë që është ndarë nga Shpat Kasapin, me të cilin ishte e fejuar, Afërdita nuk ka hezituar që të bëjë postime në Facebook dhe atë duke buzëqeshur. “Mirmengjes miq. Mëngjes i bukur në Miami, koha për të punuar”, ka theksuar Afërdita në Facebook duke i bashkëngjitur dhe një foto që mund ta shihni më poshtë. Shpat Kasapi besohet se kishte kërkuar ndarjen nga Afërdita pasi kjo e fundit kishte bërë foto provokative me Leonardo DiCaprion.