Wednesday, April 3, 2013

”Ezeli” reklam me kompanin amerikane Pepsi (VIDEO)

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu , i njohur tek publiku shqiptar per rolet e Mehmet Kosova dhe Ezel, është aktiv edhe në fusha të tjera. Kohën e fundit ai i ishte futur edhe biznesit të turizmit, duke bërë disa rinovime në ndërtimin e një hoteli të tij në Talimhane, ndërsa mësohet se ai nuk do të ndalet me kaq në blerjen e patundshmërive. Ndërsa, imazhi i tij duket të jetë fitimprurës. Kompania amerikane e pijeve freskuese Pepsi ka shprehur kënaqësinë e madhe që ka arritur marrëveshje me aktorin turk, pasi imazhi i tij ka ndikuar shumë në suksesin e produktit në Turqi. Aktori turk, përveç fames që ka arritur nga serialet, për çdo episod të serialeve ku aktron fiton edhe shuma të larta.Honorari i Kenan shkon më shumë se 35 mijë euro për episod.